Shkëndija ndalet nga Bregallnica

Shkëndija është ndalur me barazim pa gola nga Bregallnica në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 21-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Takimi i zhvilluar në Shtip nuk prodhoi gola, me skuadrën e Qatip Osmanit që kthehen në Tetovë veç me një pikë. Ndërkohë fitore ka marrë Makedonija Gjorçe Petrovi që triumfoi ndaj Tikveshit me rezultat 3:0, përderisa Sileksi mundi Pobedën me shifra të thella 4:1. Xhiroja e radhës dhe e 22-ta në kampionat do të zhvillohet të mërkurën me pesë ndeshjet që do të luhen nga ora 14:00.

Marketing
Marketing