Shkëndija e Tetovës ka konfirmuar ndryshimet e para në ekip pas përfundimit të sezonit në elitën e futbollit vendor. Kire Markoski, Xhesi Xhou dhe Andre Menselao zyrtarisht kanë ndërprerë bashkëpunimi me skuadrën tetovare.
Markoski u transferua te Shkëndija në janar të këtij viti, ndërsa largohet nga kuqezinjtë vetëm pas 5 muajve. Kamerunasi Xhou te Shkëndija erdhi në shtator të vitit të kaluar, duke regjistruar 23 paraqitje në elitë, ndërkaq Menselao te skuadra tetovare erdhi fillimin e vitit 2022, mirëpo i njëjti largohet vetëm pas 6 muajve, duke mos lënë gjurmë me fanellën “kuqezi”.