Ajo që është paralajmëruar ditët e kaluara, sot ka marrë konfirmim pasi Ljupço Doriev edhe zyrtarisht është prezantuar si futbollist i ri i Shkëndijës së Tetovës.
Lajmi është komunikuar nga skuadra tetovare, me 24 vjeçarin i cili vjen nga radhët e Akademia Pandevi. Doriev përveç Akademia Pandevit më herët ka luajtur edhe për Horizont Turnovën, ndërsa për përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut ka luajtur një takim.
;