Shkëndija pranë transferimit të reprezentuesit të Francës?

Kërkohet nga klube të njohura evropiane, shkëlqen me ekipin e dytë të Guingamp, duke përfaqësuar shpresat U17 dhe U18 të Francës, ndërsa mund të përfundojë në Tetovë.

Marketing

Shkëndija e Tetovës është para një lëvizje të madhe në merkato, pasi burimet tona thonë se kuqezinjtë janë pranë marrëveshjes me talentin e madh francez Aboubaker Es Sahhal.
Bëhet fjalë për anëtar të skuadrës së Guingamp, reprezentues i Francës në kategoritë e reja, dhe futbollist i cili vetëm pak kohë më parë lidhej me transferim në ekipe të mëdha në Angli, Portugali e Itali (Wolverhampton Wonderers, Stoke City, Atalanta, Benfica).

Me një interes të tillë është mrekulli e vërtetë se si Shkëndija fiton këtë ‘betejë’ për të bindur talentin 19-të vjeçar që të firmos me tetovarët, ku Aboubaker Es Sahhal pritet të jetë një aktivizim i shkëlqyeshëm në fazën ofenzive të skuadrës.

Pritet të shihet nëse kjo lëvizje do të realizohet dhe Shkëndija të fitojë shërbimet e talentit të madh francez.