Shkëndija pret Salzburgun, gati të tentojë të pamundurën

Shkëndija e Tetovës takohet me Salzburgun.

Marketing

Shkëndija e Tetovës do të luajë aktin e dytë të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampionëve, teksa në orën 20:15 do të presë në stadiumin “Filipi II” të Shkupit, gjigantët austriakë të Salzburgut.

Ndeshja e parë në Austri u fitua pastër dhe thellë, 3-0 nga skuadra vendase, ndërsa kuqezinjtë zhvilluan një lojë të mirë, po treguan shenja të mungesës së eksperiencës dhe u ndëshkuan.

Në pamje të parë, sfida e sotme duket si formalitet për tetovarët, por trajneri Qatipi premtoi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për të vënë në vështirësi austriakët dhe për të mos u dorëzuar lehtë, transmeton “SuperSport”.

Gjithsesi, edhe në rast eliminimi, Shkëndija do të vijojë aventurën në Play Off-in e Europa Leagues, ku do të ndeshet me skuadrën që do të kalojë nga çifti Cork City-Rosenborg.

Marketing