Një ditë pas kësaj sfide, tetovarët kanë dalur me një komunikatë, duke reaguar ndaj referimit në këtë duel.
KOMUNIKATA E SHKËNDIJËS:
KF Shkëndija reagon ashpër ndaj arbitrimit tendencioz në ndeshjen e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të Maqedonisë ndaj Vardarit në Shkup. Vendimet e treshes së gjyqtarëve, me në krye Igor Stojçevskin, ndikuan drejtpërdrejt në rrjedhën e lojës (me referim korrekt do e kishim mbyllur fatin e ndeshjes shumë herët), duke favorizuar ekipin vendas me kritere të dyfishta dhe vendime të padrejta.
Nga fillimi i ndeshjes, gjyqtari mbajti një qasje të njëanshme, duke ndëshkuar lehtësisht lojtarët tanë dhe duke injoruar faullet ndaj nesh. Kulmi u arrit në minutën e 64-të, kur u akordua një penallti e dyshimtë për Vardarin, e më pas u përsërit ekzekutimi i saj pa bazë të qartë, edhe pse portieri ynë respektoi rregullat. Në fund, një penallti e pastër në favorin tonë nuk u dha, duke konfirmuar qasjen e padrejtë të arbitrave
Për këtë arsye, KF Shkëndija ka adresuar një reagim zyrtar në Federatën e Futbollit të Maqedonisë dhe organet kompetente, duke kërkuar trajtim serioz të kësaj çështjeje. Përmes kësaj komunikate, njoftojmë opinionin publik për këtë reagim, pasi besojmë se transparenca dhe mbrojtja e integritetit të garës janë të domosdoshme.KF Shkëndija investon seriozisht për të garuar në mënyrë të ndershme dhe nuk mund të tolerojë që puna dhe përkushtimi i klubit të dëmtohen nga vendime të padrejta. Presim nga FFM masa konkrete për të garantuar një kampionat të drejtë dhe të barabartë për të gjitha ekipet.