Shkëndija sonte përballë Noah për fitore dhe kualifikim

Një javë pasi u mundën në Abovyan të Armenisë, futbollistët e Shkëndijës sonte në Shkup shkojnë për fitore të paktën me dy gola diferencë për të kompensuar humbjen 2:0 në ndeshjen e parë me FC Noah. Stadiumi “Todor Proeski” pret ndeshjen e kthimit të xhiros së parë eliminatore të UEFA Europa Conference League.

Marketing

Kuqezinjtë gjithë javën kanë punuar për këtë përballje, me përparësinë që tashmë njohin mirë rivalin dhe tetovarët e kanë të qartë me çka duhet përballur.

Realisht negativa 2:0 e vendos ekipin shqiptar në vështirësi, por gjithsesi për Shkëndijën fitorja do të ishte objektiv edhe në çfardoqoftë situate tjetër. Kuqezinjtë duken të gatshëm për të dhënë më të mirën dhe me mbështetjen e publikut besohet në një përmbysje që do ti dërgojë në raundin e dytë të eliminatoreve të UEFA Conference League.

Ndeshja nis nga ora 20:00.

Marketing