Shkëputet energjia elektrike, radhë automjetesh në Kapshticë dhe Qafë Thanë

Radhë të gjata janë krijuar këtë të shtunë në dy pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Marketing

Sipas raportimeve në media autoritetet doganore konfirmojnë se në Qafë Thanë janë krijuar radhë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike ndërsa aktualisht po punohet me gjenerator.

Ndërsa sa i përket Kapshticës edhe në këtë pikë kufitare ka patur fluks të lartë dhe radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të sistemit.