Kënga “Zjerm” nga “Shkodra elektronike” e ka kthyer Shqipërinë në finalen e garës evropiane të këngës – Eurovizion.
Në qytetin Bazel të Zvicres, Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca shkëlqyen me performancën e tyre në skenë.
“Zjerm” u kualifikua në mes të dhjetë shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale.
“Shndrit, shndrit” ishte reagimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në rrjetet sociale.
Kjo fjalë përmendet mbi tridhjetë herë në fund të këngës “Zjerm”.
Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Poloni, San Marino, Estonia, Portugali, Ukraina, janë dhjetë shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë të Eurovizion 2025.