Shkodran Mustafi është objektivi më i mirë i Juventusit, raporton Sky Germany.
Lëndimi i rëndë që pësoi Giorgio Chiellini bëri që drejtuesit e klubit bardhezi të viheshin në veprim për të gjetur një zëvendësim të tij.
Mbrojtësi i Arsenal duket se është lojtari i duhur i cili nuk do ta kishte problem edhe uljen në stol
Mustafi nuk është në planet e Unai Emery, andaj edhe largimi i tij nga ‘Emirates’ është i pashmangshëm.
Sot është dita e fundit e afatit kalimtar veror dhe kësisoj gjërat formale duhet të kompletohen sa më shpejtë.
Medhi Benatia, Dejan Lovren dhe Jerome Boateng janë lojtarët e tjerë në target në rast se dështon Mustafi.