Shkoi me biçikletë, Qamuran Hirda kthehet nga Meka: Udhëtimi më i gjatë dhe më i ëmbël, fal Zotit ia arrita qëllimit

Për në Meke u nis me biçikletë por u kthye me aeroplan, Qamuran Hirda tha se ishte udhëtimi më i gjatë që ka bëtë ndonjëherë, që arriti të kalonte mbi 4 mije kilometra por siç thotë, ishte ndër udhëtimet më të mira që ka bërë ndonjëherë pavarësisht se ishte edhe sfidues përcjell TV21.

Marketing

“Ishte për mua një udhëtim më i gjatë në jetë që kam bërë me këto 4 mijë e disa kilometra, kishte vështirësi, me sfida të ndryshme por ishte më i ëmbli, më i mirë që kam bërë këtë udhëtim në sport edhe që e lidha edhe haxhin me këtë sport, e bëra edhe kushtin e pestë të islamit”, tha Hird

Hirda tha se kishte kohë që e mendonte këtë udhëtim, ndërkohë që falënderoi Zotin që ia arriti qëllimit. Por sfidat nuk i munguan, që siç thotë, kishte që nga fillimi i udhëtimit. Ngjitja në male në vendet e Ballkanit e në Turqi ishin disa nga ato qe i përmendi, por më sfiduesja për të, ishte rruga që përshkoi nga Jordania pasi thotë se kishte mungesë ushqimi e uji por edhe vështirësi për të gjetur ndonjë hotel për të pushuar.