Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka kërkuar falje që ka shkuar në club pasi ra në kontakt me një person të infektuar me Covid-19.
Sanna Marin shkoi në një club në Helsinki të shtunën, disa orë pasi ministri i saj i Jashtëm kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.
Fillimisht asaj iu tha se nuk kishte nevojë të izolohej sepse ishte vaksinuar plotësisht, por më vonë, mermes një mesazhi i ishte sugjeruar që të izolohej.
Kritikët vunë në pikëpyetje gjykimin e saj për të mos u izoluar deri sa të kryente një tampon.
Kryeministrja socialdemokrate, 36 vjeçe, tha se mesazhi, me tekst, që e këshillonte të shmangte kontaktet sociale ishte dërguar në telefonin e saj të punës, të cilin ajo e kishte lënë në shtëpi.
Kur e pa tekstin të dielën, ajo kërkoi urgjentisht një test Covid dhe rezultati doli negativ.
Nuk vonoi dhe përmes një reagimi në rrjetet sociale ajo ka kërkuar falje për “incidentin”.