Një qendër votimi në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht pasi një 81-vjeçar ka ndërruar jetë në hyrje të saj.
Sipas mediave të huaja, e moshuara ka humbur jetën si pasojë e një sulmi epileptik.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e urgjencës dhe policia. Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar gruan, por fatkeqësisht 81-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.
Bosnje e Hercegovina po mban sot zgjedhjet e përgjithshme, nga të cilat pritet të dalin udhëheqësit e rinj të vendit. Në zgjedhje marrin pjesë parti historike nacionaliste si dhe parti reformatore, të cilat janë të fokusuara te çështjet ekonomike. 3.3 milionë qytetarë janë thirrur në votime.