Ballina Lajme Rajon Shkoi për të votuar, 81-vjeçarja vdes në qendrën e votimit

Shkoi për të votuar, 81-vjeçarja vdes në qendrën e votimit

Një qendër votimi në Grabavicë të Sarajevës është mbyllur përkohësisht pasi një 81-vjeçar ka ndërruar jetë në hyrje të saj.

Marketing

Sipas mediave të huaja, e moshuara ka humbur jetën si pasojë e një sulmi epileptik.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e urgjencës dhe policia. Mjekët bënë të pamundurën për të shpëtuar gruan, por fatkeqësisht 81-vjeçarja nuk mundi të mbijetonte.

Bosnje e Hercegovina po mban sot zgjedhjet e përgjithshme, nga të cilat pritet të dalin udhëheqësit e rinj të vendit. Në zgjedhje marrin pjesë parti historike nacionaliste si dhe parti reformatore, të cilat janë të fokusuara te çështjet ekonomike. 3.3 milionë qytetarë janë thirrur në votime.

Exit mobile version