Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku është rrëzuar një helikopter.
Mësohet se mjeti fluturues privat ishte faturuar nga një i ri, i cili do të merrte nusen në Korçë.
Por në momentin kur helikopteri do të ulej, piloti ka humbur kontrollin duke u rrëzuar.
Fatmirësisht mjeti fluturues ka qenë në kuotë të ulët, kur ka rënë.
Nuk ka asnjë person të lënduar.
Pasojat mund të kishin qenë fatale pasi është zonë e banuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
https://www.youtube.com/watch?v=W-592eKtod8