Shkolla Fillore “Imri Elezi” përfaqëson shtetin në programin edukativ evropian Erasmus +

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti mësimdhënësit dhe nxënësit e shkollës fillore “Imri Elezi” që me krenari po përfaqësojnë komunën dhe vendin tonë si shkollë e vetme pjesëmarrëse këtë vit në programin edukativ evropian Erasmus+.Përfaqësuesit e shkollës në fjalë, profesorët Jeton Rashiti, Faton Curri, Bunjamin Elezi, sëbashku me nxënësit Anesa Shabani, Muhamed Ibrahimi, Merita Hasani, Edona dhe Endrit Dalipi u përzgjodhën si shkollë partner e shkollave bartëse nga Lituania, Estonia dhe Letonia në projektet: “Ha shëndetshëm, vepro ndërgjegjshëm”, “Bulizmi” dhe “Metodat gjenerative në arsim”.

Marketing

Aktivitetet e këtij projekti shkolla “Imri Elezi” do ti vazhdojë edhe në periudhën në vazhdim nga muaji Shkurt i vitit 2020 në Rumani, Turqi dhe vende tjera.