Shkolla në Vizbeg përfundon në sirtarët e komunës

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski e ka mbyllur në sirtar dokumentacionin për ndërtimin e shkollës fillore në Vizbeg. Kështu thonë vizbegasit, fëmijët e të cilëve për çdo ditë bëjnë kilometra rrugë për të ndjekur mësimin në shkollën më të afërt “26 korriku” në Shuto Orizarë.

Marketing

Velimir Smilevski, që prej ardhjes së tij në detyrë ka premtuar disa herë hedhjen e gurthemelit për këtë objekt të ri shkollor ndërkohë që sot nuk iu përgjigj asnjë telefonate të televizionit Alsat për të komentuar stërzgjatjen e këtij premtimi.

Këtu nuk shpresohet që do të bëhet më mirë, sa më keq, premtime ka që do të bëhet, po ajo ndodhë vetëm në zgjedhje dhe nuk realizohet kurrë. është shumë problem se për momentin as rrugët nuk janë që mundesh me lëshuar një fëmijë në rrugë. është shumë katastrofë se ka fëmijë shumë të vogël a duhet me ec shumë”.

Shkollë jo, rrugë aspak, ujë jo, qen shumë, fëmijët nuk po guxojnë edhe në shkollë të shkojnë. Pasdite janë në rrezik prej qenve, drita nuk ka aspak, vet i kemi vendosur tash disa, rrugën çka kemi mund e kemi shtruar vet. Premtime sa të duash a për ti realizuar nuk ka asgjë”. – u shprehën banorët.

Sipas informacioneve që ka siguruar Alsat, kreu i Butelit nuk ka bërë asnjë ndryshim të kërkuar në planin e detajuar urbanisitik që do të lejonte ndërtimin e shkollës së re në Vizbeg. Ndërsa institucionet përgjegjëse bëjnë lojën e ping- pongut, nxënësit e Vizbegut vazhdojnë të përballen me probleme gjatë rrugës për në shkollë.

Jam klasa e gjashtë, mësojmë të shkolla “26 korriku”. Ka qen, frikohen klasat e para se ata vet shkojnë”.

Kisha pas dëshirë që shkolla të jetë më afër që të shkojmë më shpejtë, me mbërri në kohë”. – thanë nxënësit

Nga Ministria e Arsimit thonë se buxheti për shkollën në Vizbeg është siguruar që prej vitit të kaluar dhe se i njëjti është në pritje të plotësimit të dokumentacionit nga komuna e Butelit.

Nxënësit e Vizbegut vite me radhë përballen me mungesën e një shkolle fillore me mësim në gjuhen shqipe. Rreth 1 mijë nxënës të kësaj lagje janë të detyruar që mësimin ta ndjekin nëpër shkolla fillore të komunave të ndryshme si ajo e Çairit, Butelit, Karposhit dhe Shuto Orizares.

Marketing