Shkollat nuk do të mbyllen! Carovska: Gjendja me korona virus në shkolla është stabile

Gjendja me koronavirus në shkolla është stabile dhe nuk ka nevojë për mbylljen e tyre. Kështu tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Sipas saj për momentin kemi 62 nxënës të infektuar dhe 98 arsimtarë.

Marketing

“Gjendja në arsim me koronavirus absolutisht është stabile dhe qëndroj pas kësaj me përgjegjësi, për shkak se më 3 dhjetor në gjysmëvjetorin e parë ishte vala më e madhe dhe atëherë kishim 168 arsimtarë dhe 88 nxënës. Tani kemi vetëm 62 nxënës na gjithë territorin e shtetit dhe 98 arsimtar, që do të thotë se ende jemi shumë më poshtë nga ajo valë të cilën e kishim në dhjetor, e të mos flas se ajo është më pak se 1% nga numri i përgjithshëm u arsimtarëve dhe 0.06% të nxënësve”, u shpreh Milla Carovska – Ministre e Arsimit dhe Shkencës.