Shkollë në Bërvenicë e ndërtuar përmes projektit MSIP

Ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar sot do të vizitojnë shkollën e re në fshatin Gurgurnicë në komunë të Bërvenicës e ndërtuar përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale- MSIP.

Marketing

Projektin e realizon Ministria e Financave me mbështetje të Bankës botërore dhe BE-së. Investimi i përgjithshëm për ndërtimin e shkollës së re në Gurgurnicë është 46 milionë denarë dhe do ta vizitojnë rreth 200 nxënës.

Përmes projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale investohet në projekte kapitale të cilat i përmirësojnë kushtet për jetë në komuna. Krahas shkollave, financohet edhe ndërtimi i kopshteve, rrjetit të ujësjellësit, rrugëve lokale, kanalizimeve, ndërtesave komunale dhe projekteve tjera kapitale.

Në ngjarjen e sotme është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e ministrit të Arsimit, Arbër Ademi, zëvendësministres së Financave Shiret Elezi, Bekim Imeri nga Zyra e Bankës botërore dhe kryetari i Bërvenicës, Enver Pajaziti