Shkon në 120 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Itali, izolohen 11 komuna

Numri i rasteve të banorëve italian që janë prekur nga Koronavirusi ka arritur në 120 pre ditës së djeshme kur u konfirmuan edhe dy viktimat e para.

Marketing

Ky lajm është konfirmuar nga vetë autoritetet italiane, pasi Koronavirusi është përhapur në 11 komuna të vendit duke treguar se virusi vdekjeprurës tashmë po “pushton” Italinë, shkruan The Guardian.

Shumica e rasteve janë përqendruar në rajonet veriore të Lombardisë (e cila ka 89 raste), Veneto, Emilia Romagna dhe Piemonte.

Mediat italiane shkruajnë se janë 90 raste të konfirmuara janë në Lombardi, 25 në Veneto, dhe 2 në Emilia Romagna, 2 në Lazio (çifti kinez), dhe në Piemonte.

Marketing