Shkon në 13 numri i viktimave nga flakët në klubin e natës në Spanjë!

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën në një klub nate në Murcia në juglindje të Spanjës, në atë që konsiderohet zjarri më vdekjeprurës në dekada, ndërsa shërbimet e urgjencës frikësohen se numri mund të rritet më tej.

Marketing

Ekipet e shpëtimit janë ende duke kërkuar për të mbijetuar nën rrënojat e zjarrit. Flakët nisën në orët e hershme të së dielës në klubin e natës Teatre në Atalayas, në periferi të qytetit, njoftoi shërbimi emergjent në rrjetin social X.

Katër persona të tjerë u lënduan gjatë këtij incidenti. Në pamjet e publikuara nga shërbimi emergjent shfaqën zjarrfikësit duke tentuar ta shuajnë zjarrin brenda klubit të natës. Zjarri e ka shkatërruar një pjesë të kulmit.

Jose Ballesta, kryetari i Murcias, tha se “do të nxirren ende trupa nga rrënojat”, çka është një detyrë e vështirë për shkak të “rrezikut të shembjes” së godinës.

“Ndihemi të shkatërruar”, tha ai për televizionin spanjoll 24h, duke shtuar se ekipet e shpëtimit po i kërkojnë ende personat e raportuar si të zhdukur. Ai tha se zjarri ishte ndezur rreth orës 6:00 të dielën dhe se ekipeve të shpëtimit iu deshën tri orë për ta vënë nën kontroll atë.

Ballesta theksoi se nuk dihet shkaktari i zjarrit dhe se ekipet po punojnë për ta kuptuar këtë.