Shkon në 16 numri i viktimave të vullkanit në Zelandë të Re

Policia e Zelandës së Re njoftoi se një person që ishte duke u trajtuar në spital pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë ka vdekur, duke e çuar në 16 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Marketing

Viktima, e cila nuk është identifikuar nga autoritetet, vdiq në Australi pasi ishte dërguar në atdhe për trajtim më të thellë mjekësor.
Rreth 20 njerëz të tjerë ndodhen nën kujdes intensive mjekësor për shkak të pësimit të djegieve të rënda nga llava e vullkanit.

Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit u kthyen në ishullin vullkanik të dielën për ta vazhduar operacionin e kërkimit të dy personave të zhdukur, por nuk shënuan ndonjë rezultat.
Zyrtarët policorë thanë se mbesin të përkushtuar që t’i gjejnë trupat e zhdukur dhe se do t’i vazhdojnë kërkimet me zhytës në ujërat përreth vullkanit.

Autoritetet deri tash i kanë identifikuar katër viktima të vullkanit, përfshirë udhërrëfyesen 24-vjeçare, Tipene James Te Rangi.

Në kohën e shpërthimit të vullkanit, në ishull ndodheshin 47 persona. Në mesin e tyre kishte turistë nga disa vende të huaja, përfshirë Shtetet e bashkuara, Gjermania, Kina dhe Britania e Madhe, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Marketing