Të paktën 20 ushtarë indianë u vranë në një konfrontim ushtarak me forcat ushtarake kineze në Ladakh të Kashmir, bënë me dije zyrtarët në Indi.
Sipas medieve indiane, konfrontimi ushtarak pasoi pas rritjeve të tensioneve mes dy palëve. Ky llogaritet të jetë ballafaqimi i parë ushtarak në 45 vitet e fundit.
Ushtria indiane fillimisht raportoi të martën për tre ushtarë të vrarë, duke shtuar se të dy palët pësuan viktima.
Mirëpo më vonë një numër i ushtarëve të plagosur vdiqën nga plagët.
Lidhur me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme në Indi, akuzoi Kinën për shkeljen e një marrëveshjeje të arritur javën e kaluar, e cila parasheh respektimin e Linjës së Kontrollit Aktual (LAC) në Luginën e Galwan-it.