Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 26 raste të reja me koronavirus, ndërsa është shënuar edhe një rast vdekje. Bëhet fjalë për një 79-vjeçar nga Dibra që po trajtohej në Klinikën Infektive në Shkup. Pacienti tashmë i ndjerë ishte diagnostifikuar me Covid-19 më 23 mars, kurse pas përkeqësimit të gjendjes ishte shtruar në Klinikën Infektive në Shkup me 25 mars. Nga Ministria njoftojnë se gjatë ditës së sotshme edhe 9 pacientë tjerë janë shëruar nga Covid-19 (8 nga Dibra dhe 1 nga Shkupi). Pacientët janë lëshuar për kurim shtëpiak pasi kanë rezultuar negativ në dy dy teste të koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 deri në ora 12:00 në vendin tonë shkon në 285, prej të cilëve 12 janë shëruar kurse 7 kanë përfunduar me fatalitet.