Ka shkuar në 30 numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi Shqipërinë mëngjesin e ditës së djeshme.
Para pak çastesh ekipet e shpëtim-kërkimin kanë arritur të nxjerrin edhe një viktimë nga gërmadhat në Durrës. Trupi i pajetë është i Roza Meçjas.
Siç raportojnë mediat shqiptare, pak minuta më parë u nxor një tjetër trup.
Trupat e sapo nxjerrë janë nënë e bir.
Më herët ekspertët arritën të identifikojnë dy trupa, nënë e bir të kapur për dore nën rrënoja.
Ndërkohë, vijojnë kërkimet për një tjetër trup.