Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus në vend ka arritur në 31.
Ministria e Shëndetësisë raporton se 10 pacientë janë testuar sot pasdite dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.
Pozitive është gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 profesionistë të kujdesit shëndetësor – dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra.
Kështu, numri i pacientëve me koronavirus në vend u rrit në 31.
Për më tepër informacione Ministria e Shëndetësisë në orën 19:00 do të mbajë një konferencë për shtyp në Qeveri.