Shkon në 35 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të hënën se janë konfirmuar edhe dy raste tjera të prekura me koronavirusin e ri.

Marketing

“Dy prej rasteve pozitive janë raste kontakti njëri me vendbanim nga fshati Petrovë komuna e Shtimes, e gjinisë mashkull me moshë 44 vjeç dhe tjetra me vendbanim në Prishtinë nga komuna e Prishtinës e gjinisë femër e moshës 39 vjeç”, është thënë në njoftim.

DY RASTE TË KONFIRMUARA ME COVID-19! Sot me 23.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me…

Publiée par Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sur Lundi 23 mars 2020

Duke përfshirë dy rastet e fundit, numri i personave të infektuar në Kosovë me këtë sëmundje ka arritur në 35.

Autoritetet kanë njoftuar të dielën edhe për një person të vdekur nga Covid-19.

Qeveria e Kosovës ka shpallur gjendje të emergjencës për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje.