Shkon në 53 numri i të vdekurve nga flakët e zjarrit në Hawai

Ka shkuar në 53 numri i të vdekurve nga zjarret në Hawai, ku 1000 të tjerë janë zhdukur.

Marketing

Në ditën e tretë, zjarret ende po digjen në ishullin qendror të Mauit dhe në një masë më të vogël në ishullin e madh të Hawait, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zjarri ishte intensiv në bregun perëndimor të Maui duke përfshirë Lahainan, qytetin e njohur turistik duke shkatërruar qindra shtëpi.

Tani zjarri në atë pjesë është i kontrolluar rreth 80 për qind, ndërsa në mes të ishullit Pulehut janë nën kontroll 70 për qind kanë thënë autoritetet.

Në Big Island, ka të paktën tre zjarre të mëdha edhe atje, por zyrtarët të enjten thanë se ato ishin nën kontroll.