Shkrijel: Pagesat për kategoritë e ndjeshme janë të sigurta

Funksionimi i institucioneve duhet të jetë prioritet, nuk do të lejojmë që qytetarët të jenë viktima të zënkave ndërpartiake. Të gjitha proceset reformuese, të gjitha të drejtat nga sfera e mbrojtjes sociale, sigurisë sociale të të moshuarve do të vazhdojnë të paguhen rregullisht sipas dinamikës së vendosur, deklaroi sot në konferencën për shtyp zëvendësministrja plotësuese në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel.

Marketing

“MPPS-ja ka ministre të re teknike nga partia opozitare dhe ka zëvendës ministre plotësuese. Dëshirojmë t’i bindim qytetarët se kjo në njëfarë mënyre nuk do të ndikojë dhe reflektojë negativisht ndaj të gjitha proceseve reformuese të cilat tashmë kanë filluar në Ministri. Të gjitha të drejtat të cilat janë nga sfera sociale, mbrojtjes fëmijërore, sigurisë sociale të të moshuarve do të vazhdojnë edhe më tutje të paguhen rregullisht sipas dinamikës tashmë të vendosur të MPPS-së” , tha Shkrijel.

Marketing