Dje ka pasur tentim për përleshje fizike me deputeten e LSDM-së, Zhaklina Lazarevska.
Kështu ka theksuar sot deputetja nga radhët e partisë në pushtet, Sanella Shrkijelj, e cila ka shtuar se tentim për sulm fizik e ka bërë një deputete e opozitës nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
“Dje ka ndodhur një sulm i tillë, e cili dua të regjistrohet në transkriptet e Kuvendit, sepse nuk ishte gjuhë urrejtjeje, por tentativë për përleshje fizike me kolegen time Zhalkina Lazarevska, jo vetëm sulm verbal, por tentativë për përleshje fizike me një deputete ka ndodhur dje në këtë Kuvend”, tha Shkrijelj.