Ligji për zgjidhjen e problemit me personat “fantazmë” është në procedurën parlamentare dhe pritet të miratohet së shpejti, tha zv/ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Sanela Shkrijelj në paraqitjen e saj të sotme në emisionin Magazina Ekonomike në Alsat.
Ajo thekson se pjesë e procedurës është edhe dalja e ekipeve në terren tme qëllim që të evidentohen personat q; nuk janë regjistruar fare në Librat Amë dhe janë të padukshëm për shtetin.
“Vetë ligji parashikon që ata të regjistrohen në një libër të veçantë që do t’u lejojë atyre qasje në shëndetësi, arsim, mbrojtje sociale dhe punësim. Kjo është faza e parë e zgjidhjes së problemit të tyre”-tha Shrijelj.