“Shkrirja” e Nintendos dhe Playstation 30 vite më parë, sot kushton miliona dollarë

Një konsol shumë i rrallë i pagëzuar me emrin Nintendo Playstation e cila nuk doli kurrë në shitje do të kushtojë miliona dollarë në një ankand në shkurt.

Marketing

Ajo u prodhua 30 vite më parë dhe ishte një shkrirje mes Nintendos dhe Playstation ku mund të luheshin lojra nga të dy kompanitë.

Fillimisht u projektua nga gjiganti Nintendo por më pas u stampua me logon e Sony por ky projekt u ndërpre në mes nga kompanitë japoneze.

Por në vitin 2009 një person e bleu këtë prototip nga një prej ish pronarëve të Sonyt për djalin e tij.

Ky i fundit publikoi në 2015-ën disa foto të konsolit duke tërhequr kështu vëmendjen e shumë personave të apasionuar pas video lojrave.

Prej katër vitesh ai ka udhëtuar në konventa të ndryshme për videolojrat duke e ekspozuar në të gjithë botën.

Por tashmë ai e ka parë të arsyeshme që duhet ta shesë por me një vlerë marramendëse.

Diebold, pronari i këtij konsoli pranon se ka pasur një ofertë shumë tunduese nga një person në Danimarkë i cili i ofroi 1.2 milion dollarë për ta blerë, por ai mendoi se vlera e kompjuterit është më e madhe.

Ekspertë të ndryshëm janë duke punuar për të vendosur çmimin e saktë për këtë pajisje.

Ankandi do të zhvillohet në datën 27 shkurt 2020.