Nëntë persona janë lënduar më lehtë në 14 aksidente gjatë 24 orëve të kaluara në Shkup. Prej tyre, në shtatë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material.
Nga SPB informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve. 82 shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara.
Nga trafiku, gjithsej janë shkyçur 23 shoferë, prej të cilëve dy të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 20 kanë qenë pa patentë shoferi dhe një shoferë fillestarë.
Po ashtu nga trafiku janë shkyçur edhe 12 automjete të paregjistruara.
Janë hasur 118 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.
Me ndihmën e automjetit special “karrotrec”, janë larguar 92 automjete.
Janë sanksionuar edhe 2 këmbësorë të cilët kanë kaluar rrugën jashtë kalimit për këmbësorë, 7 shoferë kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk ka dhënë përparësi të kalimit të këmbësorëve në vendin e shënuar për këmbësorë, si dhe dy shoferë me motorë dhe motoçikleta nuk kanë përdorë kasketa mbrojtëse.