Shkup, 189 gjoba për shkelje të rregullave në trafik

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 189 gjoba, prej të cilave: 60 për tejkalim të shpejtësisë, 25 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 19 motoçiklistëve, 9 për ngasje të makinës pa patentë shoferi.

Marketing

Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 9 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes , 5 gjoba për automjete të transportit publik teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe tre gjoba të tjera për ngasje të makinës në gjendje të dehur.