Shkup, 197 gjoba në trafik, 15 pa patentë shoferi

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.11.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut.

Marketing

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 197 masa, nga të cilat 15 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, katër sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 26 masa për rirregullim të kundërligjshëm të automjeteve.

Gjashtë masa për kalimin e sinjalit të mbyllur (semafori i kuq), 10 sanksione për automjetet me defekte teknike në transportin publik, nëntë masa për përdorimin e celularit.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.