Shkup, 62 vozitës dënohen për shkak se kanë tejkaluar shpejtësinë

Policia e komunikacionit në Shkup ka kapur 62 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë.

Marketing

Nga policia njoftojnë se Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup dje nga ora 6.00 deri në orën 22:00 ka zbatuar aksion të përforcuar për zbulimin e vozitësve që tejkalojnë shpejtësinë në Shkup.

Është vërtetuar se 62 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe janë dënuar.

Janë zbuluar edhe 46 shkelje tjera për çka ka pasur dënime të caktuara.

Marketing