Shkup, aksidenti paralizon trafikun më shumë se dy orë

Për shkak të një aksidenti me makinë, për më shumë se dy orë trafiku në lagjen Avtokomandë është paralizuar. Kolonat e automjeteve janë paralizuar dhe pothuajse nuk lëvizin.

Marketing

Sipas informacionit nga terreni, aksidenti i trafikut ka ndodhur para orës 7 të mëngjesit, por edhe pas dy orëve situata është e njëjtë.

Qytetarët të nervozuar që nuk mund të arrijnë me kohë në punë si dhe fëmijët t’i dërgojnë në shkollë ose në çerdhe. Sipas informatave nga dëshmitarët okular, në aksidentin e trafikut, është shkaktuar vetëm dëm material.