Gjatë mbrëmbjes që kaloi, NP Higjiena Komunale-Shkup, filloi aksion për
larjen dhe dezifenfiktimin e të gjitha enëve që shërbejnë për hedhjen e
mbetjes të vendosura në territortin e qyetitit të Shkupit.
Aktivitetet realizohen me automjete të specilaziuara komunale vap me
mbindërtim për larje nën shtypje. Ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup
njashtu bëjnë edhe larje të plotë dhe këndeve të mikrolokaliteteve ku
janë të vendosura enët. Njëherësh, të gjithë kontejnerët dhe
mikrolokalitet dezinfektohen me preparate të specializuara për
dezinfektim.
Aktivitetet filluan në komunat Karposh dhe Gjorqe Petrov, dhe do të
vazhdojnë në të gjitha komunat tjera të qytetit për gjatë dhejtë ditëve
të ardhshme.
NP Higjiena Komunale- Shkup, me përdorimin e makinave bën edhe larjen e
bulevardeve dhe rrugëve më të mëdha në të gjitha komunat e qytetit me
autocisterna , sipas dinamikës standarde për punë, të vërtetuar me
Planin Opertativ për mirëmbajtjen e pastërtisë publike në territorin e
Qytetit të Shkupit.
Larja makinerike behet në orët e vona të natës, kur frekuentimi i
automjeteve dhe i këmbësorëve në rrugë është shumë më i vogël, me qëllim
që të mos pengohet levija e trafikut, gjegjësisht lëvizja e këmbësorëve.