Gjatë ditës së sotme në Sektorin për punë të Brendshëm-Shkup, është marrë denoncim kërcënues për bomba në dy shkolla. Nga MPB njoftuan se po monitorojnë situatën duke marrë masa me evakuimin e shkollave ”Cvetan Dimov” në Çair, informon Klan M.
”Sot (27.10.2022) në SPB Shkup është raportuar rreth orës 14:00 se në adresat elektronike të nëntë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për bombë. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, nga efektivët e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të shkollave. Po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit” – thuhet në kumtesën e SPB-së.
Kjo pasi ditën e djeshme njejtë u raportua për kërcënime me bombë në disa shkolla të mesme të qytetit të Shkupit, ku policia mori masat për evakuim të plotë të nxënësve. https://youtu.be/zoKWDDmeSYM
Marketing