Shkup, arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje të rënda

Sektori për punë të brendshme Shkup – Njësiti për delikte pronësore dhe delikuencë minorene – Sektori për delikte pronësore dhe delikuencë minorene Gazi Babë deri tek Prokuroria themelore publike Shkup parashtroi kallëzim penal kundër personave A.Zh. (30) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë se ka kryer vepër penale “vjedhje të rëndë” në mënyrë të ashpër dhe J. B. (22) nga Shkupi për shkak të dyshimit bazë se ka kryer vepër penale “ndihmë” dhe një vepër penale “denoncim të rremë” të veprës penale sipas nenit 366 lidhur me veprën penale “plaçkitje” me çka kanë fituar dobi pronësore të paligjshme prej rreth 196.000 denarëve.

Marketing

Siç kumtoi sot MPB-ja, më 05 shtator të këtij viti rreth orës 9:30 minuta i denoncuari i parë ka kryer vepër penale, vjedhje të rëndë në mënyrë të ashpër në bastoren e locuar në rrugën “Maxhari” në Shkup. Veprën penale e ka kryer në atë mënyrë që, sipas marrëveshjes paraprake me të denoncuarën e parë, me kërcënim të dakorduar me armë zjarri e ka detyruar t’ia japë paratë nga arka e bastores. Të njëjtën e ka kryer me qëllim ta mbulojë borxhin në para të cilat paraprakisht i ka bërë i denoncuari duke paguar një numër të madh të biletave me shuma të larta, në mënyrë fiktive pa pagesën e mjeteve në para të cilat pagesa i ka kryer J.B. e punësuar në bastore.

E denoncuara e dytë veprat i ka kryer në atë mënyrë që paraprakisht me të denoncuarit A.Zh. janë dakorduar që i njëjti të vijë në bastore i armatosur me armë zjarri dhe t’i kërkojë paratë nga arka dhe me qëllim që e njëjta ta mbulojë saldon minus të gjendjes së arkës në bastore të cilën e ka bërë në atë mënyrë që është pajtuar t’i kryejë numër të madh të pagesave fiktive të biletave të denoncuarit të parë pa pagesën e mjeteve në para.
Dy personat janë arrestuar në Stacionin policor.

Marketing