Sektori për punë të brendshme Shkup – Njësiti për tregti të palejuar, me kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike Shkup e dorëzoi personin Q.J.(52), për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “Prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, substancave psikotropikale dhe prekurzorëve” e paraparë dhe e ndëshkueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal i RM-së. personit i është caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Ministria e Punëve të Brendshme sot njoftoi se më 24 shtator të vitit 2018, nga ana e nëpunësve policorë nga Njësiti për tregti të palejuar, pas masave të ndërmarra për kryerje të veprës penale prodhimtari e paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, është realizuar bastisje në një shtëpi e locuar në rrugën “Llazar Tanev” në Shkup, pronësi e të denoncuarit, ku i njëjti qëndron së bashku me nipin e tij 28-vjeçar.
Gjatë bastisjes së realizuar janë gjetur 126 gramë heroinë, 47 gramë kokainë dhe 470 gramë përzierje nga kafeina dhe paracetamol.