Shkup, arrestohet krimineli bullgar ndër më të kërkuarit në Evropë

MPB-ja njofton se më 29.06.2021 në Rajonin Qendër, zyrtarë të policisë nga Sektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe SPB-Shkup, kanë arrestuar 63 vjecarin P.I.M nga Bullgaria, që kishte qenë në kërkim me fletarrest ndërkombëtar nga Interpoli – Sofje. P.I.M është dënuar me 14 vite burg për veprën penale dhunim dhe privim të jashtëligjshëm nga liria dhe gjendet në listën e kriminelëve më të kërkuar të Interpolit.

Marketing

Gjykatësi I procedurës paraprake I ka caktuar paraburgim ekstradimi prej 30 ditëve dhe është dërguar në Burgun e Shkupit.

Marketing