KRRE: Ulet TVSh, çmimi në fatura nuk ndryshon

Qytetarët nuk do të kenë tarifa më të ulëta të energjisë elektrike me uljen e TVSh-së prej 18% në 5%. KRRE miratoi vendimin me të cilin faturat e energjisë elektrike të pa rëndësishme do të ulen për furnizuesit e energjisë EVN, por kjo që nuk do të jetë shumë evidente në faturat përfundimtare të qytetarëve, tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski. Ai tha se tarifat e rrymës mbeten të njëjta si deri më tani.

Marketing

“Tarifa e lirë mbetet në fuqi gjatë intervaleve të ditës dhe të natës si deri më tani, ndërkaq faturat e energjisë elektrike praktikisht do të mbeten të pandryshuara me miratimin e ligjit, me të cilin do të ulet TVSH-ja për energjinë elektrike.”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Për të ndodhur ulje e vërtetë e tarifave të energjisë elektrike nevojitet përgjigje sistemore, sqaron Bislimovski.

“Ulja e TVSh-së padyshim se është zgjidhje e mirë, por për të ndodhur kjo nevojitet përgjigje sistemore ku do të zgjerohet përfshirja e kategorive të rrezikuara të marrin subvencione për t’i paguar faturat e energjisë elektrike.”,- u shpreh kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Me vendimin e miratuar tani garantohet siguria dhe stabiliteti i dërgesës së energjisë elektrike, shton Bislimovski. Por, edhe pse të gjitha kompanitë energjetike kohë më parë kërkuan që për një faturë prej 1.000 denarësh të ketë rritje prej 50 denarë tjera shtesë, për shkak të shpenzimeve të mëdha që kanë ata për distribuim dhe transmetim të energjisë, rregullatorët miratuan vetëm rritje prej 6 denarësh. Nga KRRE-së sqarojnë se nuk mund të ndikojnë në çmimin përfundimtar të importit të energjisë elektrike.

Marketing