7 persona kanë marrë lëndime të rënda, ndërsa 8 persona janë lënduar më lehtë në 10 aksidente nga gjithsej 15 aksidente rrugore që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit, Në 5 aksidente është shkaktuar dëm material.
Sipas të dhënave të SPB Shkupt nga trafiku janë përjashtuar 21 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, një shoferë ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 8 shoferë para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit dhe një shoferë fillestar.
Janë hasur edhe 4 vetura të paregjistruara dhe një veturë e mbingarkuar.
Për parkim të paligjshëm janë sanksionuar 51 shoferë, ndërsa me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 45 automjete.
Policia ka sanksionuar 2 shoferë të cilët kanë kaluar udhëkryqin në dritë të kuqe, 2 shoferë nuk kanë dhënë përparësi për kalimin e këmbësorëve në vendkalimin për këmbësorë, 5 shoferë nuk kanë mbajtur kasketë mbrojtëse gjatë drejtimit të motoçikletës, një shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë si dhe 8 shoferë të cilët kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë kohës së drejtimit të automjetit.