Shkup, digjen tre kontejner për mbeturina

Gjatë fundjavë së kaluar, kundërvajtës të panjohur kanë djegur tre enë për hedhjen e mbetjes të vendosura në bulevardin Krste Misirkov, në afërsi të Bit pazarit. Kontejnerët e djegur ishin me nxënje prej 3,2 m² dhe që të gjitha janë tërësisht të shkatërruara dhe të papërdorshme.

Marketing

Nga fillimi i vitit janë djegur gjithsej nëntë kontejnerë plastik të vendosura në sipërfaqet publike. Me qëllim që të mos prishet dinamika e hedhjes, mbledhjes dhe transportimit të mbetjes komunale, NP Higjiena Komunale – Shkup në afatin më të shkurt të mundshëm kontejnerët e djegur i zëvendësoj me të ri.

NP Higjiena Komunale – Shkup bën thirrje që të ndalohet shkatërrimi i enëve për hedhjen e mbetjes, që ekipet e Ndërmarrjes të munden në kohë t’i kryejnë detyrat e tyre të punës në terren, në përputhje me Programin operativ për punë.

Të gjitha ngjarjet e kontejnerëve të djegur janë paraqitur deri te organet kompetente dhe pritet të ndërmerren masa të përshtatshme për t’i gjetur dhe sanksionuar kundërvajtësit.

Marketing