Shkup, do të mbahet mbledhje e rrjetit të ekspertëve të OSBE-së

Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të hapë takimin e Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së – Parashikim Strategjik në një mjedis të ndryshueshëm: Perspektivat për bashkëpunim dhe siguri në Evropë – Ndërtimi i rrjetit të ekspertëve të OSBE-së, i cili mbahet në Shkup. Formimi i Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së paraqet një tjetër përcaktues të arritur në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023.

Marketing

Ky rrjet ka për qëllim t’i hulumtojë trendet e shumta dinamike në bashkëpunimin e sigurisë në Europë dhe rolin kryesor që organizata të tilla si OSBE-ja dhe think tenk-ët luajnë në formësimin e politikave në këtë fushë kritike. Krahas Osmanit, fjalë hyrëse do të ketë edhe sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Shmid.

Në takimin dyditor të Rrjetit të Ekspertëve të OSBE-së do të marrin pjesë një numër i madh i përfaqësuesve të organizatave partnere të OSBE-së si dhe think tenk-ëve.