Shkup, do të realizohet faza 4 e spërkatjes kundër mushkonjave

Qyteti i Shkupit kumtoi se prej 14 deri më 18 gusht (nga e hëna deri të premten) në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 03:00 të ditës së ardhshme, do të realizohet faza e katërt e dezinsektimit terestrik në rajonin e Qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave.

Marketing

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, do të spërkatet ditën tjetër të ardhshme, kur do të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminet e njejta.

“Njoftohen bletarët që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve”, thekson Qyteti i Shkupit.