Shkup, gjendet i vdekur 44 vjeçari në një banesë

Një person i moshës 44 vjeçare është gjetur i vdekur në një banesë në Shkup, në rrugën “Tashko Karaxha”.

Marketing

 “Më 12.03.2021 në orën 12:50 në SPB-Shkup nga ana e Ndihmës së Shpejtë është paraqitur se ka një person të vdekur pa shenja dhune në një banesë në rrugën “Tashko Karaxha”. Bëhet fjalë për S.A. (44) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e MPB.

Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë, ndërsa trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Marketing