Shkup, gjoba për 270 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi të madhe

Tridhjetë e tre aksidente kanë ndodhur në periudhën nga 23 maji e deri dje në rajonin e Shkupit, ndërsa në to një person ka vdekur. Siç bëri të ditur MPB në 15 aksidente është shkaktuar dëm material.

Marketing

Pjesëtarët e SPB-Shkup kanë regjistruar 270 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Nga trafiku janë shkyçur 78 shoferë, njëri prej tyre ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 73 kanë drejtuar automjetin para se ta marrin lejen për drejtim të automjetit, ndërsa fillestarë kanë qenë katër.

Nga trafiku janë shkyçur 62 automjete, prej të cilëve pesë kanë qenë teknikisht të parregullta, ndërsa 47 janë qenë të paregjistruara.

Në mënyrë të parregullt janë parkuar 384 automjete, ndërsa me automjetin special “karrotrec” janë larguar 114 automjete.