Shkup, gjoba për 56 shoferë për vozitje të shpejtë

Gjatë ditës së djeshme në rajonin e Sektorit për punë të brendshme – Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete dhe është konstatuar se 56 shoferë kanë ngasur automjetetet me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.

Marketing

Nga komunikacioni janë përjashtuar 22 shoferë, prej të cilëve njëri sepse ka ngasur automjetin nën ndikim të alkoolit dhe 21 shoferë sepse kanë ngasur automjetin ende pa marrë patentë shoferi.

Nga MPB kumtuan se nga komunikacioni janë përjashtuar edhe 17 automjete, sepse ishin të paregjistruara. Janë sanksionuar shtatë shoferë për shkak të kalimit të udhëkryqit në dritë të kuqe, tre për shkak të mosdhënies përparësi kalimi këmbësorëve, dy për shkak të parkimit të paligjshëm, një për shkak të mosmbajtjes të rripit të sigurisë gjatë ngasjes së automjetit dhe tetë shoferë për shkak të përdorimit të celularit gjatë ngasjes së automjetit.
Gjatë ditës së djeshme janë dhënë 131 urdhëresa pagesore mandatuese.

Ditën e djeshme kanë ndodhur nëntë aksidente në të cilat një person ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa katër persona kanë kaluar lëndime më të lehta trupore.